Ulen rastet e reja, por mbetet i lartë numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi ne maqedonine e veriut 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 16 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj informon se 25 raste rezultuan pozitive nga 1016 testime të kryera.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në mbi 154 mijë, prej të cilëve 138.370 janë shëruar, ndërsa 5019 kanë ndërruar jetë. Aktualisht shënohen 10.572 raste aktive.