Aksident në minierën e Martaneshit, asfiksohen tre minatorë

Një aksident ka ndodhur në një nga minierat e Martaneshit, aty ku dyshohet se  si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori, një minator që po saldonte në galeri me gjenerator është asfiksuar.

Në ndihmë të kolegut, shtetasi SH. E,  kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët kanë shfaqur edhe ato probleme asfiksie.  

Minatorët janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.