Atentat në Elbasan, 1 i vdekur dhe 1 e plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 1 tjetër ka mbetur e plagosur si pasojë e një atentati me armë në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, është qëlluar me armë ndaj një makine në zonën e Fushë Mbretit.

Viktima është shtetasi Everest Caka, ndërkohë që e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij Silvana Caka që ndodhej në makinë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

Viktima Everest Caka dhe bashkëshortja e tij, e cila mbeti i plagosur