Bylykbashi: Jam nga më kritikët për vendimet e PD, nga djegia e mandateve te bojkoti i zgjedhjeve, por nuk bëhet tani kjo analizë

Përditësuar më: 11/5/2021, ora 23:15

Bylykbashi: Jam nga më kritikët për vendimet e PD, nga djegia e mandateve te bojkoti i zgjedhjeve, por nuk bëhet tani kjo analizë

Përditësuar më: 11/5/2021, ora 23:15

Oerd Bylykbashi, anëtar i Kryesisë së PD, ishte i ftuar në Absolut 4 nga ku u shpreh se ai është një nga zërat më kritik në lidhje me vendimet e marra nga PD, ku përmendi djegien e mandateve, si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, Bylykbashi theksoi se tani nuk është momenti që të bëhet kjo analizë, por të faktohet ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë. Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”.

Sa i përket 25 prillit, Bylykbashi u shpreh se PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.