Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I braktisur në Drithas, 80-vjeçari që jeton në stallë në mungesë të azileve

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 16:33 | Sociale
I  braktisur në Drithas, 80-vjeçari që jeton në

Duket si një stallë bagëtish, por në të vërtetë është banesa e një njeriu. Çelnik Çela jeton në një godinë në Drithas të Maliqit. Nëse Korça do të kishte azile shtëtërore apo qendra më të vogla për më të vetmuarit, përkujdesja do ti jepte më shumë motivim, por mes gjendjes së tij vështirësive në dëgjim e në të ecur 80- vjeçari pret më të keqen.

Për të deri më sot janë kujdesur disa të rinj të besimit mysliman, ata thonë se i kanë siguruar ushqim çdo ditë prej vitesh, por e kanë të pamundur t’i sigurojnë shërbime të tjera, ndaj bëjnë apel që instancat të mundësojnë strehimin apo dërgimin e tij në azil.

Si Çelniku 80-vjeçar ka dhjetra të tjerë në qarkun e Korçës të cilët jetojnë të vetmuar dhe pa shërbim, ku braktisjes së tyre nga familjarët, iu është shtuar edhe mungesa e dorës së shtetit për një qendër të posaçme kujdesi për ta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë