Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I jep "lamtumirën" Juves, por jo futbollit, Buffon: Po pata stimuj, luaj diku tjetër

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 14:36 | Futboll
I jep "lamtumirën" Juves, por jo futbollit, Buffon: Po pata

Legjenda e Juventusit i jep sërish lamtumirën bardhëzinjve. Ekipi torinez, që këtë vit po përjeton një nga sezonet më të vështira të dekadave të fundit, nuk do të ketë sezonin e ardhshëm as kapitenin historik Gianluigi Buffon.

“Mbyllet përfundimisht eksperienca ime me Juventusin. Kemi arritur në fundin e një cikli dhe është e drejtë të iki. Besoj se kam dhënë gjithçka për këtë fanellë”.   

Por legjenda 43-vjeçare e Juves dhe Italisë, që ka bërë debutimin e tij me Parmën në vitin 1995, lë ende të hapur mundësinë e një eksperience të re, siç bëri me PSG.  “Mundet, por duhet të gjej diçka që më jep stimuj”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë