Kontratë 2-vjeçare, Iniesta rinovon me japonezët e Vissel Kobe

MB INIESTA VISSEL KOBE frame 374 1100x620

Futbolli dhe tifozët do të ketë shansin të shijojnë klasin e Andres Iniestas në fushë deri në moshën 39-vjeçare. Japonezët e Vissel Kobe njoftuan rinovimin e kontratës me yllin spanjoll.

Gjithçka në festën e ditëlindjes, të organizuar për kapitenin e ekipit. Ish-fantazisti i Barcelonës firmosi marrëveshjen e re, sipas të cilës do të luajë me klubin aziatik deri në vitin 2023. Deri më tani, Iniesta regjistron 77 ndeshje në kampionatin japonez, ku ka shënuar 16 gola.