“Krim elektoral”… Vetëvendosje publikon një tjetër video nga Tepelena

Publikuar më: 11/5/2021, ora 16:00
Screenshot 14 11 1003x579

“Krim elektoral”… Vetëvendosje publikon një tjetër video nga Tepelena

Publikuar më: 11/5/2021, ora 16:00

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, që garoi në zgjedhjet e 25 prillit me 3 kandidatë – zyrtarisht si të pavarur – ka publikuar një video në llogarinë e saj në Facebook, ku pretendon se numëruesit e votave kanë kryer një krim zgjedhor, duke “vendosur sipas dëshirës shenjën “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit”.

Vetëvendosje thotë se kjo shkelje është shënuar në Tepelenë, në pallatin e Kulturës të qytetit, në datën 26 prill.

“E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS. Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Krimi elektoral para syve të të gjithëve

Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoralNë qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja "X" në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit. E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë.Tiranë, 11 maj 2021Lëvizja VETËVENDOSJE!Qendra në Shqipëri

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shqipëri on Tuesday, May 11, 2021

Më herët, tra kandiatët e saj, kërkuan që procesi zgjedhor në zonat ku ata kanë garuar ka pasur manipulime ndaj duhet të shpallet i pavlefshëm. Konkretisht, Boiken Abazi kërkon pavlefshmëri në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

Në kërkesat e tyre ankimore, kandidatët e Vetëvendosjes shprehen se vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar të futen në disa KZAZ dhe vlerësimi i fletëve të pavlefshme është bërë në mënyrë të atillë që ka kandiduar këto deputetë.

Tashmë janë 22 ankimime në KQZ ku subjekte të ndryshme garuese kanë kërkuar pavlefshmëri në disa zona zgjedhore dhe numrin më të madh e ka Partia Demokratike me 9 padi për pavlefshmëri në 9 qarqe.