Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përqafime, por me kujdes, Johnson konfirmon heqjen e kufizimeve nga 17 maji

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 16:31 | Bota
Përqafime, por me kujdes, Johnson konfirmon heqjen e kufizimeve nga 17 maji

Britanikët mund të përqafohen sërish, por me kujdes. Kryeministri Boris Johnson konfirmoi kalimin në fazën e tretë të planit me 4 të tilla, për të rihapur vendin në verë, pas izolimit disa mujor.

Nga 17 maji qytetarët do të lejohen të takohen sërish në ambiente të mbyllura në grupe deri 6 persona; pubet, kafenet e e restorantet do të shërbejnë edhe brenda.

“Me vdekjet dhe hospitalizimet në nivelin më të ulët që prej korrikut të kaluara, zhvendosemi në fazën e tretë. Nga 17 maji, deri në 6 persona mund të grumbullohen në ambiente të mbyllura ndërsa limiti në ambientet jashtë shkon në 30. Do të mund të uleni brenda klubeve dhe restoranteve, të shkoni në kinema apo qendra argëtuese”, tha Johnson.

2/3 e të rriturve në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 1/3 janë vaksinuar plotësisht.  Ndërsa shumica e shteteve europiane po shkojnë drejt rihapjes, autoritetet përsërisin thirrjet për kujdes.

Në Spanjë po shihen me shqetësim grumbullimet e të rinjve që festonin pa maskë, pas heqjes sështet rrethimit.

“Jam shumë i zhgënjyer dhe as nuk mund të imagjinoj si ndihen mjekët në spitalet ku terapitë intensive janë plot e njerëz vdesin çdo ditë”, u shpreh Fernando Simon, shef i emergjencave shëndetësore. 

Në Çeki, gati 30 mijë qirinj u ndezën pranë kështjellës së Pragës në homazh të viktimave të covid-19. Vendi me 10.7 milionë banorë është mes më të prekurve dhe ka nivelin e dytë më të lartë të viktimave për numër banorësh në botë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli