Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rriten ndjeshëm rastet e reja dhe viktimat, bilanc tragjik nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 21:17 | Ballkani
Rriten ndjeshëm rastet e reja dhe viktimat, bilanc tragjik nga koronavirusi

Rriten ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Kështu në 24 orët e fundit janë regjistruar 171 raste të reja krahasuar me 25 që ishin një ditë më parë.

Po ashtu është rritur dhe numri i viktimave, i cili ka shkuar në 25 nga 16 që ishte ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj informon se 409 pacientë e mposhtën virusin ndërsa për momentin shënohen 10.308 raste aktive.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.222, numri I të shëruarve kurse I viktimave shkon në 5.135.

A2 CNN Livestream

Dita jonë