Tensione në verilindje të Qipros. Një peshkarexhë italiane është qëlluar me gurë dhe më pas është përplasur nga 10 anije turke, ndërsa po peshkonte në brigjet siriane.
Kjo alarmoi autoritetet italiane që dërguan në zonë një helikopter të Marinës ushtarake. Ndërkohë, po e njëjta anije u bë pjesë e një incidenti tjetër pak ditë më parë. Peshkarexha u sulmua në brigjet e Libisë nga disa ushtarë. Këta të fundit më 3 maj arritën të hipnin në anijen italiane, sipas imazheve të publikuara nga mediat e shteti fqinj.
Marrë shkas nga ky incident, mjeti lundrues u largua fillimisht për në Greqi e më pas në verilindje të Qipros, por edhe aty u sulmua nga anijet turke. Nga palët nuk ka raportime për të lënduar. (A2 Televizion)