Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“A jemi të gatshëm si shoqëri t’i shërbejmë turizmit?”, Klosi: Kjo është pyetja e madhe që unë kam

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 21:34 | Ekonomi
“A jemi të gatshëm si shoqëri t’i shërbejmë

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, u shpreh se pas përfundimit të disa projekteve në vend, ku përmendi rrugën e Arbrit apo aeroportet e Kukësit dhe të Vlorës, sektori i turizmit në Shqipëri pritet të kalojë në një tjetër stad.

Ai u shpreh se ky nivel mund të hasë në problemin e mungesës së stafit në shërbime. Ai ngriti pyetjen nëse, ne jemi gati si shoqëri t’i shërbejmë turizmit?

“Me rritjen e investimeve publike, si by-pass i Fierit, i Vlorës, Rruga e Arbrit, hapja e aeroportit të Kukësit dhe fillimi i punimeve në aeroportin e Vlorës e Vlorë, por edhe fillimi i punimeve në portin e Durrësit, do ta shndërroj këtë biznes në Shqipëri në një nivel tjetër. Kam një thirrje të fortë ndaj bizneseve, të cilët duhet të përgatiten për një nivel tjetër turizmi në Shqipëri, me shumë më tepër rregulla, kërkesa dhe përgjegjësi.

Hapja e Shqipërisë me projektet që thash më lartë do ta bëjë këtë biznes që ne kemi sot konkurrent të drejtpërdrejtë me vendet e rajonit. A jemi ne të gatshëm si shoqëri t’i shërbejmë turizmit? Kjo është pyetja e madhe që unë kam. A jemi ne të gatshëm të kemi shërbyes në sektorin e turizmit? Kjo është një pyetje që ka marrë përgjigje negative sot, pasi ky sektor ka mungesa”, u shpreh Klosi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani