Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Borxhi ndaj tatimeve, bizneset krijuan 185 milionë euro detyrime gjatë pandemisë

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 20:53 | Ekonomi
Borxhi ndaj tatimeve, bizneset krijuan 185 milionë euro detyrime gjatë

Bizneset shqiptare kanë krijuar gjatë periudhës së pandemisë 185 milionë euro detyrime të papaguara ndaj tatimeve. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tregojnë se borxhi tatimor i krijuar 12 muajt e fundit arriti në 22.7 miliardë lekë, duke zënë 19% të stokut total.

Eksperti kontabël Sotiraq Dhamo shpjegon se një situatë e tillë ishte e pritshme për shkak të pandemisë, por tashmë duhen marrë hapa konkretë për rikuperimin e këtij borxhi.

Dhamo kritikon menaxhimin e borxhit tatimor, kur pjesa më e madhe e tij i takojnë subjekteve me status pasiv.

Shuma e papaguar për kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vlerësohet në 17 miliardë lekë. Megjithatë, pjesa më e madhe i përket pagesave të munguara për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani