Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Dita e infermierëve, Rama: Do rrisim pagat me 40%, ndihmë dhe për fëmijët e të ndjerëve

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 20:47 | Politikë
Dita e infermierëve, Rama: Do rrisim pagat me 40%, ndihmë dhe për

Në eventin e organizuar në nder të infermierëve, Kryeministri Rama zbuloi dhe vendimin e parë që do të marrë qeveria në mandatin e tretë. 

“Vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme” premtoi kryeministri.

Në ditën e tyre, infermierëve, kryeministri nuk pranoi t’u merrte vëmendjen e për këtë refuzoi dhe çertifikatën e mirënjohjes të dhënë nga kryetarja e urdhrit. 

Ambasadorja Kim, e pranishme në eveniment, përgëzoi infermierët për punën e palodhur, ndërsa shprehu mbështetjen e SHBA-ve për ta.

Mbështetjen për punën e tyre, infermierët e morën dhe nga  ambasadori i BE, Luigi Soreca. 

“Ne jemi të vetëdijshme se mungesa e stafeve për shkak të mbingarkesës janë çështje që duhet të adresohen, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për t'i rritur ato profesionalisht dhe BE ju mbështet. Rreth 10 mln euro vetëm për vaksinat e emergjencat”, tha Soreca.

Soreca solli në vëmendje investimet e BE-së për shëndetësisë në vend, ndërsa shprehu vullnetin e mirë në ndihmë të sektorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani