Ekspertët e pavarur të OBSH: Pandemia koronavirus mund të ishte shmangur

1 20 1100x620

“Pandemia koronavirus mund të ishte shmangur”. Në këtë përfundim arrin një grup ekspertësh të pavarur të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një raport të publikuar së fundmi.

Ata theksojnë se ajo që zhyti botën në këtë situatë ishte një “koktej toksik” i mohimit të realitetit, zgjedhjeve të gabuara dhe mungesës së koordinimit. Sipas ekspertëve, thuajse të gjitha shtetet vonuan ndërhyrjet për të parë se deri në çfarë mase ishte shpërndarë virusi. Në këtë mënyrë masat anti-covid erdhën shumë vonë për të frenuar pasojat katastrofike.

Ekspertët e pavarur të OBSH drejtojnë gishtin edhe nga mungesa e një lidershipi global që të koordinonte menaxhimin e pandemisë. “Të tilla situata kanë penguar reagimin e OBSH ndaj pandemisë”, thuhet në raport.