KAS shqyrton ankimimet për Gjirokastrën, Merxhani: Kemi fakte dhe prova të manipulimit të votës

Publikuar më: 12/5/2021, ora 11:29
kas 1 1024x576

KAS shqyrton ankimimet për Gjirokastrën, Merxhani: Kemi fakte dhe prova të manipulimit të votës

Publikuar më: 12/5/2021, ora 11:29

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur sot shqyrtimin e ankimimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Gjirokastra është qarku i parë i marrë në shqyrtim nga KAS, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Merxhani parashtroi shkeljet e evidentuara në këtë qark. Me fakte dhe prova, Merxhani argumentoi shkeljet e bëra gjatë procesit të numërimit në këtë qark. Ai tha se shkeljet janë të karakterit penal.

“Presion mbi procesin e numërimit. Janë shpallur fletë të pavlefshme dhe fletët e votimit të kandidatit Merxhani nuk janë marrë parasysh nga numëruesit. Nga pamjet filmike janë paraqitur mbi 20 fotografi që kanë nga dy X në fletën ku rezulton edhe Merxhani. Janë konstatuar raste të shumta të përdorimit të stilolapsave duke vendosur shenja në fletët e votimit dhe falsifikimi i vullnetit dhe në 26 prill në orën 05:49 – 05:52 dhe 05:41 – 05:52 në KZAZ 79 është provuar me pamje filmike që kanë lejuar numëruesit e tavolinës 2 të ndërhyjë me stilolaps dhe duke tjetërsuar vullnetin e votuesve dhe duke kryer vepër penale. Kjo sjellje vërtetohet edhe me dëshmi të vëzhguesve tanë. Mbajtja e stilolapsit në dorë është krejtësisht e dallueshme duke e keqpërdorur stilolapsin sipas fletës së votimit. Ne i kemi dokumentuar me video”.

Sipas tij, këto shkelje vërtetojnë manipulimin e votës, ndërsa denoncon se ka pasur një miratim në heshtje mes numëruesve dhe anëtarëve të KZAZ. Merxhani thekson se ky dëmtim është bërë me dashje dhe nuk është marrë asnjë masë për ata që kanë kryer këto vepra.

“Kjo shkelje vërteton se fletët e votimit janë manipuluar dhe ka ekzistuar një miratim në heshtje mes numëruesve dhe anëtarëve të KZAZ-ve. Këto vepra e minojnë votimin në Gjirokastër. Edhe pse raste të tilla janë bërë publike nuk ka asnjë masë të marrë për ata që kanë kryer këto vepra. Mosveprimi rrënon besueshmërinë e organeve kompetente. Numërues dhe komisionerë kanë falsifikuar vullnetin e tyre. Dëmtimi me dashje është konstatuar nga vetë kandidati Kreshnik Merxhani. Dëmtim me dashje në bashkëpunim të cilët nuk ndërhyrë dhe nuk e denoncuan. Mbulimi me gisht i numrit 13 janë të shumta rastet kur mbulon me gisht këtë numër kur kalon te kamera dhe kemi pamje filmike të marra në KZAZ 79. Këto raste janë ilustruese”.