“Masakër elektorale”, Gjata: Nuk flitet për një mandat, kemi bërë 180 kallëzime, s’ka asnjë lëvizje

Publikuar më: 12/5/2021, ora 21:09

“Masakër elektorale”, Gjata: Nuk flitet për një mandat, kemi bërë 180 kallëzime, s’ka asnjë lëvizje

Publikuar më: 12/5/2021, ora 21:09

Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ishte i ftuar në Ditari në A2 nga ku foli për denoncimet e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjata i komentoi zgjedhjet si masakrën më të madhe elektorale. Sipas tij, në 25 prill problemi nuk ishte në qendrat e votimit, por masakra ka ndodhur nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin.

“Këtu nuk diskutohet për një mandat, për një qendër votimi apo për një zonë zgjedhore, kjo është masakra më e madhe elektorale që ka ndodhur ndonjëherë. Më parë, problemet në zgjedhje kanë qenë brenda objekteve zgjedhore midis palëve, midis komisionerëve, deri edhe vrasje komisionerësh, tani kjo masakër ka dalë nga qendrat e votimit. Masakra ka ndodhur në bashkëpunim të qeverisë me mafien, me krimin e organizuar. Kjo është shumë e rëndë. Për të mbajtur pushtetin po bashkëpunohet me mafien.

Ne kemi kërkuar në 9 qarqe që të ripërsëriteshin zgjedhjet, por në kushte të tjera, që të hiqej bashkëpunimi me krimin, bashkëpunimi me administratën. Kjo duhet marrë fund, duhet luftuar. Nuk mund të hynim edhe ne me banda, pasi do ishim sërish me banda në pushtet.

Ne kemi bërë 180 kallëzime në prokurori dhe në SPAK para zgjedhjeve me të gjitha këto të dhëna, ata duhet të kishin lëvizur. Të shohim sa do të lëvizin tani. A e dëgjuat gjuhën e anëtarëve të KAS? Është gjuha e Edi Ramës. “Shikoni në filxhan”. Kjo është gjuha e Edi Ramës. Servilizmi ka arritur deri aty sa aty sa i kopjojnë edhe fjalitë”, u shpreh Gjata.