Pasojat e tërmetit në Greqi, dëmtohen banesat në Devoll, banorët presin ndihmë

Këto janë pasojat e tërmetit që preku edhe fshatrat e Devollit, në kufi me Greqinë. Banorët e fshatit Vidohovë, që e kaluan natën jashtë, rrëfejnë përjetimet e para nga lëkundjet e forta.

Tërmeti u ndje edhe në fshatin Menkulas, ku gjithashtu pati dëmtime në banesa, ndërsa për fat të mirë askush nuk është lënduar. Kryebashkiaku i Devollit shprehet se pas raportimeve specialistët kanë shkuar në terren dhe po bëjnë verifikimet mbi dëmet.

Këto banesa janë dëmtuar edhe më parë nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019, ndërsa banorët thonë se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë, teksa shtëpitë rrezikojnë të shemben.

Tërmeti 4.7 ballë preku disa zona të Greqisë por u ndje edhe në të gjithë Qarkun e Korçës.