Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sezoni turistik, Klosi: Shpresoj shumë që këtë vit të kapim edhe tregun rus

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 21:26 | Ekonomi
Sezoni turistik, Klosi: Shpresoj shumë që këtë vit të

I ftuar në A2 Business, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se këtë sezon baza e turizmit do të jetë ai i brendshëm dhe rajonal, por theksoi se nuk do të mungojnë edhe turistët nga shtete të tjera, duke përmendur edhe tregun rus.

“Gjatë vitit 2020 kemi fituar një treg të ri me pushues nga vendet e rajonit. Këtë vit kanë filluar avionët e parë me turistë të vijnë nga vendet e largëta, si nga Ukraina e Bjellorusia. Shpresoj shumë që këtë vit të kemi edhe tregun rus, synojmë edhe tregun polak. Por duhet thënë se baza do të jetë turizmi i brendshëm dhe rajonal., Ka ardhur koha që Shqipëria të jetë konkurrent i fortë në turizmin rajonal”, u shpreh Klosi.

Megjithatë, Klosi thekson se ka një vështirësi për shpejtësinë se kur do të hiqen kufizimet për shkak të pandemisë. “Nëse zgjatet kjo periudhë do ta bëjë të vështirë që të kapin gusht-shtator me turizëm të organizuar”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu