Shifra të çmendura, nga Mcgregor te Messi, dhjetë sportistët më të paguar

Edhe pse viti që lamë pas ishte një vit i mbërthyer nga pandemia koronavirus dhe ku sporti mbeti jashtë vëmendjes, disa sportistë kanë fituar shumë marramendëse.

Sipas “Forbes” dhjetë më të paguarit në botë morën fitime bruto paraprake prej 1.05 miliardë dollarësh gjatë 12 muajve të fundit, 28% më shumë se fituesit e vitit të kaluar.

Lista kryesohet nga Conor Mcgregor me 180 milionë dollarë fitime, i ndjekur nga Messi me 130.