Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Si do të pushojmë këtë vit? Klosi: Operatorët turistikë të aplikojnë në e-Albania. Në vitin 2025 synojmë 10 milionë turistë

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 21:12 | Ekonomi
Si do të pushojmë këtë vit? Klosi: Operatorët

Pandemia e Covid-19 goditi ekonominë dhe një ndër sektorët më të prekur ishte turizmi. Numri i pushuesve ra ndjeshëm për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe bashkë me to, edhe të ardhurat. Shumë biznese të këtij sektori u mbyllën dhe me mijëra të punësuar në turizëm dolën të papunë. Këtë vit, në prag të sezonit veror situata premton për mirë, pas vaksinimit dhe rimëkëmbjes graduale të ekonomisë. Si do të pushojmë këtë vit? Çfarë do të ofrojmë ndryshe nga të tjerët? Pas vitit pandemik, të gjitha vendet po të kërkojnë të tërheqin sa më shumë turistë të huaj dhe të mbajnë brenda vendit shtetasit e tyre nëpërmjet bonuseve të ndryshme, për të mos lejuar daljen e parasë jashtë kufijve dhe për të ndihmuar kështu ekonomitë respektive. Për këto çështje u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business, ku i ftuar ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Klosi bëri të ditur se deri në vitin 2025 synohet që Shqipëria të arrijë deri në 10 mijë vizitorë, ndërsa brenda 2-3 viteve synohen të arrihen nivelet e vitit 2019.

“Ne synojmë që në 2-3 vite të arrijmë shifrat e 2019-ës. I kemi të gjitha mundësitë që të shkojmë në 10 milionë turistë të huaj brenda këtij 4-vjeçari. Do ta kishim arritur nëse nuk do të kishte ndodhur pandemia”.

Por në çfarë si është situata aktuale? “Sot jemi mirë me akomodimin, kemi kapacitete të shtuara, kemi infrastrukturë të rregullt të zonave turistike. Kemi filluar menaxhimin e vijës bregdetare, ku operatorët turistikë do të aplikojnë në e-Albania për të poseduar strukturat e plazheve, por që do të jenë përsëri të dedikuara për hotelerinë dhe strukturat akomoduese, duke garantuar pastërti dhe 20% të çadrave për qytetarët e thjeshtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani