Zbardhen motivet e masakrës në Kolorado, nuk e ftuan në ditëlindje

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë në Kolorado ku mbetën të vrarë 6 persona në sytë e 3 fëmijëve të tyre të mitur, gjatë një feste familjare.

Sipas të dhënave paraprake, autori i vrasjeve, Teodoro Macias ishte konfliktuar një javë më herët me familjarët e të dashurës së tij.

Ngjarja kulmoi kur atë nuk e ftuan për ditëlindjen e gruas që dashuronte dhe për këtë arsye ai shkoi në shtëpinë e saj dhe vrau të dashurën, vëllanë e saj, të motrën.

Në konferencën për shtyp për këtë ngjarje, policia bëri me dije se 28 vjeçari kishte një histori xhelozie me të dashurën e tij dhe shpesh herë tentonte që ta kontrollonte atë. Madje ai tentoi që të mos ta lejonte atë që të merrte më pjesë në festat familjare.