Fitër Bajrami në Kosovë, besimtarët falin namazin mes masave anti-covid

Mijëra qytetarë të besimit mysliman në Kosovë, vërshuan drejt xhamive në mbarë vendin për të falur namazin e Fitër Bajramit, në mbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ceremonia kryesore u mbajt para Xhamisë së Madhe në Prishtinë, nën drejtimin e Myftiut të  Kosovës, Naim Tërnava.

Festa e Fitër Bajramit kultivon në formën më të mirë ndjesinë e mirëkuptimit, tolerancës, harmonisë, respektit dhe bujarisë, vlera këto që fisnikërojnë individin dhe shoqërinë. Kjo festë madhore paraqet një ndër momentet që shërbejnë për të njohur veten, për të mësuar drejtë misionin tonë dhe për ta ruajtur ekuilibrin e shpirtërores përballë materiales. Ceremonia u zhvillua në përputhje me masat në fuqi kundër koronavirusit, me Myftiun Tërnava që ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm përballë pandemisë.

“Andaj, apeloj te ju që ta ruani shëndetin tuaj dhe ta ruani njëri-tjetrin. Ju ftoj që të bëni kujdes dhe me vizitat tradicionale të Bajramit. Ne do të festojmë me të afërmit, me të dashurit dhe me miqtë tanë, do të ruajmë karakterin e festës, do të jemi pranë njëri-tjetrit, por do të kemi kujdes maksimal në shëndetin publik, sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”, sipas udhëzimeve nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të shmangur qëndrimin për kohë të gjatë në hapësira të mbyllura, në të gjitha xhamitë është falur vetëm namazi i Fitër Bajramit dhe jo edhe ai i mëngjesit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi besimtarë përmes një mesazhi në Facebook.“Mbarësia e kësaj dite le të vulosë besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim”, thotë ndër të tjera Kurti.