Kina përndjek myslimanët ujgurë, 630 imamë dhe drejtues të arrestuar që prej 2014

Flamuri kinez i kines 1100x620

Kina ka burgosur ose ndaluar të paktën 630 imamë dhe figura të tjera fetare myslimane që prej 2014-s, gjatë përndjekjes së ujgurëve në rajonin Shinjian.

Denoncimi është bërë nga grupi për të drejtat e ujgurëve që publikoi një hulumtim të ri. Në dokumentin e siguruar edhe nga BBC, janë gjetur prova se 18 klerikë kanë humbur jetën pas arrestimit. Shumë nga imamët e ndaluar janë përballur me akuza të tilla si “nxitje e separatizmit”, “grumbullim njerëzish për të prishur rendin social” dhe “propagandë ekstremiste”.

Sipas dëshmive nga të afërmit, krimet e vërteta pas këtyre akuzave janë zakonisht mbledhjet për falje, predikimi apo thjesht të qenit imam. Në total është shqyrtuar fati i mbi 1 mijë klerikëve myslimanë në Kinë, pjesa më e madhe nga minoriteti Ujgur.