Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Motrat Hadid përçajnë 100 milionë persona për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 10:42 | Showbiz

Supermodelet motra, Gigi dhe Bella Hadid, kanë shkaktuar një stuhi komentesh në rrjetet sociale, pas postimeve në Instagram se Izraeli nuk është shtet, por një entitet i ndërtuar nga kolonët.

Bella, e cila ndiqet nga më shumë se 42 milionë persona në Instagram postoi disa foto me mbishkrime, ku Izraeli quhej “okupues”, ndërsa palestinezët të “shtypur”. Më pas, ky postim u pëlqye edhe nga supermodelja tjetër, motra e saj, Gigi Hadid.

Ky postim vjen pas rritjes së ndjeshme të tensioneve, ku militantët e Hamasit kanë lëshuar dhjetëra raketa në Izrael pasi sulmet ajrore izraelite vranë komandantët dhe rrëzuan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza. Mbi 70 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me qindra janë plagosur.

Bella, 24 vjeçe dhe Gigi 26 vjeçe, njihen për mbështetjen e tyre ndaj Palestinës dhe kanë marrë pjesë edhe në protesta. Babai i tyre, Mohamed Hadid, 72 vjeç, ka lindur në Nazaret në nëntor 1948, 4 muaj pasi qyteti u mor nga forcat izraelite. Ai u zhvendos në fillim në Siri, ndërsa më pas në Uashington DC.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli