Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Ndikon në ndryshimin e klimës”, Tesla pezullon përdorimin e Bitcoin për blerjen e makinave të saj

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 18:43 | Teknologji
“Ndikon në ndryshimin e klimës”, Tesla pezullon

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk njoftoi se kompania e tij ka pezulluar përdorimin e Bitcoin për blerjen e makinave të saj për shkak të shqetësimeve për ndryshimet klimaterike.

Menjëherë, pas këtij postimi të Elon Musk aksionet e Bitcoin ranë me 10% dhe ulje pësuan dhe ato të Teslas.

Deklarata e kompanisë Tesla në muajin maj se do të pranonte kriptovalutën solli menjëherë reagimin e ambientalistëve dhe investitorëve. Krijuesi i makinave elektrike gjithashtu në muajin shkurt kishte blerë 1.5 miliardë nga valuta më e madhe digjitale në botë.

Por duket se Musk ka ndërruar mendim.

“Kriptovalutat janë një ide e mirë, por kjo nuk mund të sjellë kosto të mëdha për ambientin që na rrethon”, shkruan mes të tjerash shefi i Tesla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë