Një viktimë dhe mbi 100 raste me koronavirus në Kosovë

kosove koronavirus 1100x620

Një viktimë dhe 103 raste të reja me koronavirus u raportuan 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se rastet e reja rezultuan pas testimit të 2,100 mostrave.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,754, i viktimave në 2,218 dhe i të shëruarve në 98,787.

Raste aktive aktualisht janë 5,749 ndërsa një ditë më parë Kosova ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.