Parashikimi i motit: 13 maj 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare në jug, por vranësira më të dendura në veri ku do të ketë shira të dobët, ndërsa vetëm momente të shkurtra me shi në zonat qendrore. Edhe pjesa e dytë e ditës deri në mesnatë, mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta me shira të përkohshëm në qendër, ndërsa shira më të konsiderueshëm në veri.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie prej 2 gradësh duke ulur minimumin vendor në 7 gradë ndërsa vlera maksimale e ditës zbret në 24 grade celsius.

Era do të fryjë mesatare nga drejtimi perëndimor deri në mesditë kur era do të bëhet jugore si dhe pritet forcim i erës në brigjet detare, ku dallgëzimi do të qëndrojë 4 ballë.