Shteti i BE dhuron 10 mijë vaksina anti-Covid për Shqipërinë

VAKSINAT EFEKTET frame 1585 1100x620

Qeveria e Kroacisë vendosi në mbledhjen e saj të fundit të dhurojë nga 10 mijë vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Kosovën.

Nuk dihet ende se çfarë lloji vaksinash do të jepen dhuratë nga Kroacia, por ato do të jenë të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Javën e kaluar, Kroacia dhuroi nga 10 mijë doza vaksinë për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30 mijë për Bosnje Hercegovinën.

Aktualisht, vendi i BE ka vaksinuar 21.7% të popullsisë me një dozë të vaksinës, ndërsa 6.2%  e tyre kanë marrë të dy dozat.