Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Breshri “mbulon” Shkodrën, probleme me energjinë elektrike

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 10:15 | Aktualitet

E pazakontë mund të quhet situata me të cilën është përballur qyteti i Shkodrës mëngjesin e sotëm, një shtresë breshëri ka mbuluar rrugët dhe trotuaret e këtij qyteti.

Rrebeshi i shiut dhe breshrit ka filluar pas mesnate duke vazhduar deri në mëngjes. Stuhia e vërteta zgjati për rreth 50 minuta, ku u regjistruan rreth 55 mm shi dhe breshër.

Për pasojë, e gjithë zona ka pasur shkëputje të energjisë elektrike, e cila tashmë është rikthyer me përjashtim të rrethit të Pukës, ku vazhdon që të jetë pa energji për shkak të motit të keq.

Ndërkohë që dëmtime nga breshri raportohen kryesisht në njësinë Postribë por edhe në zona të tjera.

Nuk përjashtohet mundësia e prezencës së breshrit sonte, gjatë natës dhe nesër paradite në veriperëndim, por edhe në skajin jugor të vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani