Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Covid-19 uli të ardhurat, BB: 112 mijë shqiptarë më shumë u shtynë drejt varfërisë

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 14:18 | Ekonomi
Covid-19 uli të ardhurat, BB: 112 mijë shqiptarë më

112 mijë shqiptarë më shumë u shtynë drejt varfërisë për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Ky është vlerësimi që bën Banka Botërore, në raportin e fundit ku analizon ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Përllogaritja bëhet me metodën tradicionale, ku shumë statistika merren për bazë, për të vlerësuar të ardhurat e familjeve shqiptare. Sipas Bankës Botërore, tashmë 1/3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, shifra më e lartë në të gjithë rajonin.

Më të prekurit vlerësohen shtresat me më pak të ardhura, kryesisht punonjësit në sektorë pak të paguar që u goditën më fort nga kriza, së bashku me sektorin informal ku papunësia u rrit ndjeshëm.

Krahas pandemisë, rol në rritjen e varfërisë me 4% ka dhënë edhe tërmeti i 26 nëntorit. Por më pas, rritja e shpenzimeve publike nga qeveria zbuti lehtë këtë ndikim.

Tashmë Banka Botërore bën apel se qeveritë duhet të sigurohen që rritja ekonomike e pritshme për vitet në vijim, të shpërndahet edhe tek shtresat e varfra, një sfidë që kërkon një ristrukturim të ekonomisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë