Dy viktima nga koronavirusi në Kosovë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, për një total prej 2173 viktimash.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 49 persona rezultuan të infektuar me virusin Sars Cov-2 ndërsa 310 u shëruan.

Që nga nisja e pandemisë numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 106.803 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.486.