Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Frika ka pushtuar edhe qytetin izraelit ku hebrenjtë dhe arabët jetojnë në paqe

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 16:06 | Lifestyle

Në qytetin, Akre, në Izrael, ku arabët dhe hebrenjtë jetojnë në harmoni, festa e Bajramit do të festohej normalisht mes familjeve të feve të ndryshme, që sipas traditës vendase mblidhen dhe gëzojnë bashkërisht. Por, këtë herë frika dhe mosbesimi pushtoi vendin gati të braktisur, si pasojë e tensioneve që kanë kapluar Jerusalemin, dhe që padyshim kanë ndikuar kudo në Izrael. Banorëve hebrenj u vijnë, së fundmi, paralajmërime për të mos folur hebraisht, e atyre arabë iu bë një kontroll i hollësishëm i dokumenteve të identifikimit.     

Qyteti mbahet si shembull i arabëve dhe hebrenjve që jetojnë së bashku me njëri-tjetrin në paqe dhe kurrë mes tyre nuk mendohej që do të kishte ndonjëherë krisje të bashkëjetesës. Së fundmi, kjo bashkëjetesë është prishur nga përshkallëzimi i konfliktit dhe sulmet ajrore që kanë ndezur dhunën në të gjithë vendin midis shumicës hebraike të Izraelit dhe 21% të pakicës arabe.

https://a2news.com/2021/05/13/premtimi-1000-vjecar-per-paqe-familjet-myslimane-qe-ruajne-kishen-e-shenjte-ne-jerusalem/

"Ata thonë se Gaza po del jashtë kontrollit, por ajo që po ndodh këtu më tremb më shumë", tha Majd Abado, një banor arab i Akres. "Ne po jetojmë së bashku këtu, hebrenj dhe arabë, me marrëdhënie të mira, mirëpo tashmë njerëzit po ndihen të frikësuar dhe po largohen nga shtëpitë e tyre."

Në qytetin me 55 000 banorë, rreth 30% janë arabë. Minoriteti arab i Izraelit rrjedh kryesisht nga palestinezët që jetuan nën sundimin kolonial osman dhe më pas britanik. Fakti që shumica e tyre nuk shërbejnë në ushtrinë izraelite, i bën disa izraelitë t'i shohin me dyshim, e ndaj arabët përballen me diskriminim.

Qyteti Akre

Akre është një qytet antik i njohur dhe me dy emra të tjerë - Akko në hebraisht dhe Akka në arabisht. Një port-qytet historik me mure me gjurmë të trashëgimisë nga periudha e lashtë fenikase. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO ka një arkitekturë karakteristikë të një qyteti të fortifikuar osman, të shekullit 18 dhe 19, me kështjella, xhami, hane dhe banja. Mbetjet e qytetit të Kryqtarëve, që datojnë nga viti 1104 në 1291, qëndrojnë pothuajse të paprekura, duke siguruar një pamje të jashtëzakonshme të mbretërisë mesjetare të Kryqtarëve të Jerusalemit.

Fortifikimet dhe kështjella e vjetër e qytetit u forcuan nga Ahmad Pasha al-Jazzār guvernatori turk (1775–1804) dhe i rezistuan rrethimit të Napoleonit (1799). Megjithëse, qyteti iu dorëzuar mëkëmbësit egjiptian Ibrahīm Pasha në vitin 1832, vetë kështjella kurrë nuk iu dorëzua. Akre u pushtua nga trupat izraelite më 17 maj 1948.

A2 CNN Livestream

Dita jonë