Italia heq karantinën për udhëtarët nga BE, i gjithë vendi zonë e gjelbër

italia maska 1100x620

Përmirësimi i situatës me pandeminë e koronavirusit, ka detyruar autoritetet të rishohin disa nga masat shtrënguese që kanë qenë në fuqi në muajt e fundit.

Kështu, përmes një njoftimi zyrtar, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi se nga dita e diel do të hiqet karantina e detyruar për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian. Nga karantina do të shpëtojnë dhe ata që udhëtojnë drejt Italisë nga Britania dhe Izraeli por në ndryshim duhet të jenë të pajisur me tampon negativ.

Bazuar në shifrat ditore në ulje, ministri Speranza njoftoi se e gjithë Italia kalon në zonë të gjelbër, përveç rajonit të Valle d’Aostës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u regjistruan 7567 raste me koronavirus dhe 182 viktima. Niveli i pozitivitetit mbetet në shifrat 2.5%.