Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Izraeli filloi sulmin tokësor në Gaza”, gafë e pafalshme apo betejë psikologjike?

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 10:36 | Bota

Ditën e djeshme, rreth mesnatës, agjencitë e shtypit të gjithë botës filluan të shpërndanin lajmin që mund të përfaqësonte një dimension tjetër, ndoshta i pakthyeshëm, në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.

Një zëdhënës i ushtrisë së Tel Avivit, Jonathan Conricus, kishte deklaruar se trupat tokësore izraelite kishin depërtuar në Rripin e Gazës, me mjete si tanke dhe autoblindë të ndryshëm, duke krijuar shqetësim në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare. Dy orë më vonë, po i njëjti person sqaroi se një sulm tokësor i Gazës nuk kishte ndodhur, edhe pse teknikisht forca izraelite ndodheshin brenda atij territori, por në një enklavë që kontrollohet prej kohësh nga Izraeli.

Deklarata se trupat tokësore izraelite kishin depërtuar në Rripin e Gazës u përgënjeshtrua disa orë më vonë

Një gafë e bujshme, dhe tejet e rrezikshme duke marrë parasysh pasojat e mundshme, por që sipas analistëve mund të jetë në fakt një strategji e stërholluar e shtabit ushtarak.

Një "betejë psikologjike", për të krijuar panik te forcat e Hamasit që në orët e fundit ka hedhur më shumë se 1800 raketa nga Gaza në drejtim të territorit izraelit, ndërkohë që ushtria izraelite ka kryer më shumë se 1 mijë sulme ajrore duke synuar rreth 750 godina, në dyluftimet më të ashpra nga viti 2014.    

https://a2news.com/2021/05/14/dita-e-peste-e-konfliktit-ne-lindjen-e-mesme-izraeli-intensifikon-sulmet-ne-gaza/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani