KAS merr në shqyrtim Beratin. PD: Drejtuesit politikë të PS kanë bashkëpunuar me individë me rekorde të tmerrshme kriminale

Publikuar më: 14/5/2021, ora 11:26
SINK KAS KQZ frame 148 1024x576

KAS merr në shqyrtim Beratin. PD: Drejtuesit politikë të PS kanë bashkëpunuar me individë me rekorde të tmerrshme kriminale

Publikuar më: 14/5/2021, ora 11:26

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga PD dhe LSI për qarkun e Beratit. Demokratët, njësoj si LSI-ja, kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve ne Berat, ku PS-ja mori mandatin e pestë, me 77 vota diferencë nga LSI-ja.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, renditi disa prej shkeljeve të pretenduara, me të cilat, sipas PD-së, socialistët arritën fitoren.

“Blerja e votës përmes bashkëpunimit të drejtuesve politikë të PS-së, ministra, deputetë apo drejtues lokalë me individë me rekorde të tmerrshme kriminale për blerjen e votës. Vënia e shtetit në dispozicion të partisë në pushtet për të krijuar avantazhe të qarta për partinë në pushtet. Përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale. Mohimi i paligjshëm i emigrantëve dhe personave me Covid-19 për të votuar. Numri i lartë i votave të pavlefshme dhe votimi i dyfishtë, familjar dhe për të tretët”, tha Logu.

“Pavlefshmëria është totalisht e vërtetuar në materialet zgjedhore dhe aktet që u kem vënë në dispozicion”, tha përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj.