Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Konflikti në Lindjen e Mesme, reagon Gjermania: Raketat ndaj Izraelit, sulme terroriste

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 12:46 | Bota

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka reaguar në lidhje mbi përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe palestinezëve ditët e fundit, ku janë konfirmuar më shumë se 100 persona të vdekur.

“Raketat e lëshuara nga Hamasi në Izrael janë sulme terroriste”, tha të premten zëdhënësi i Merkel. Ai shtoi se Gjermania nuk do të toleronte demonstratat e dhunshme kundër izraelitëve.

“Nëse dikush sulmon një sinagogë, atëherë kjo tregon se nuk ka të bëjë më kritika ndaj shtetit ose politikat e një qeverie, por me një agresion dhe urrejtje ndaj një feje dhe njerëzve që i përkasin asaj”, tha Seibert.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani