Mbetet i lartë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

maqedoni covid 1100x620

16 persona të tjerë kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit për një total prej 5184 fatalitetesh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 30 persona rezultuan të infektuar me virusin Sars Cov-2 ndërsa 359 u shëruan.

Që nga nisja e pandemisë numri total i të infektuarve me koronavirus në vendin fqinj ka shkuar në 154.524, ndërsa për momentin shënohen 5.913 raste aktive.