OBSH thirrje vendeve të pasura të shtyjnë planet për të vaksinuar fëmijët: Tregohuni solidarë

118510431 hi067157751 600x338

Organizata Botërore e Shëndetësisë përsëriti edhe njëherë thirrje drejtuar vendeve të pasura që të jenë më solidare me të varfrat për sa i përket shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit.

Përmes një deklaratë për shtyp, kreu i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkojnë nga vendet më të fuqishme që të shtyjnë planet për të vaksinuar të adoleshentët dhe fëmijët dhe të furnizojnë me sa më shumë doza skemën e Covax, e cila shpërndan vaksinat për vendet me të ardhura të ulëta.

Që prej miratimit të vaksinave të para në muajin dhjetor, vendet e pasura kanë blerë pjesën më të madhe të prodhimit global, ndërsa shumë të tjerë kanë vaksinuar vetëm një numër shumë të vogël njerëzish.

“Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, furnizimi me vaksina nuk ka qenë i mjaftueshëm as për të vaksinuar punonjësit e sistemit shëndetësore që përballen çdo ditë me virusin vdekjeprurës”, tha mes të tjerash Ghebreyesus.