Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Po punonte tokën, gjen predhën e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 13:06 | Aktualitet

Gjendet një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë. Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore.

Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur me predhën.

Predha është e rrezikshme, pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë, as policia dhe as xhenierët ende nuk kanë shkuar në zonë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë