Reali nuk dorëzohet, fiton 4-1 Granada-n

real madrid 1100x620

Reali i Madridit mban gjallë shpresat për titull, pas fitores 4-1 në fushën e Granada-s.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane triumfoi falë golave të Modriç, Rodrigos, Odriozolas dhe Benzema, ndërsa për vendasit goli i Molinas shërbeu vetëm për statistikë.

Me këtë sukses, “Los Blancos” rikthejnë distancën me 2 pikë nga Atletico kryesuese. Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga mbyllja e La Liga-s spanjolle, Reali duket e vetmja skuadër që mund të rivalizojë për titullin, me trofeun që është i destinuar të shkojë në Madrid, por mbetet për t’u parë vetëm se në cilën anë të qytetit.