Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Izraeli bombardon zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 15:08 | Bota

Një pallat në Gaza, ku kishin zyrat Associated Press dhe Al Jazeera, u shemb këtë të shtunë pas bombardimit nga ushtria izraelite.

Godina ishte evakuuar paraprakisht pasi pronari i saj u paralajmërua në telefon nga ushtria izraelite për sulmin, raporton Reuters. Përveç zyrave të dy mediave të njohura, në godinë kishte edhe zyra të kompanive të ndryshme, si dhe apartamente banimi.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin dhe tha se godina ishte përdorur nga pjesëtarë të Hamas si magazinë për “asete ushtarake”, ndërsa personat që punonin dhe jetonin aty ishin kthyer në “mburoja njerëzore” për organizatën terroriste.

https://twitter.com/StefanieDekker/status/1393541536755986445

Vetëm të shtunën, në sulmet e realizuara nga ushtria izraelite kanë humbur jetën 13 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, ndërsa numri total që prej përshkallëzimit të konfliktit 5 ditë më parë ka shkuar në 139.

Ushtria izraelite raportoi se gjatë natës, rreth 200 raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të shtëpive në Ashdod, Bersheva dhe Sderot.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli