Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kaso: Vendimi i KAS, i paligjshëm. Nuk janë vënë në dispozicion të gjitha provat

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 11:02 | Politikë
Kaso: Vendimi i KAS, i paligjshëm. Nuk janë vënë në

Ivi Kaso, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KAS për të pranuar si prova vetëm disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes, Kaso tha se “KAS e ka detyrim ligjor që t'i vërë në dispozicion palëve garuese në zgjedhje prova që ata vetë nuk kanë mundur t'i sigurojnë”.

“PD i është drejtuar institucioneve për t'i kërkuar këto prova, por provat nuk janë vënë në dispozicion dhe nuk besoj se do i vihen ndonjëherë në dispozicion opozitës. Detyrimi është i qartë që provat t’i vihen në dispozicion procesit ankimor dhe sa kohë këto prova nuk disponohen, procesi nuk mund të jetë i plotë, i qartë dhe çdo mosmarrëveshje zgjedhore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë”, u shpreh Kaso.

“KQZ ka detyrimin të administrojë çdo që gjë që palët garuese në proces zgjedhor dhe ankimuese, nuk kanë patur mundësi ta sigurojnë dot vetë. Gjithçka që ka pretenduar PD-ja e ka të provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS, një pjesë e të cilave janë bërë publike. Ne kemi pretenduar që dimensioni i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur do të publikohet dhe do të vijë në vëmendjen e publikut në tryezën e KQZ vetëm pasi të administrohet i gjithë dokumentacioni që ata refuzojnë që ta ndajnë me PD, mediat dhe aktorë të tretë”, shtoi Kaso.

A2 CNN Livestream

Dita jonë