Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Kundër ndryshimit të kufijve”, Vuçiç: Kjo ide mund të gjente zbatimi nëse mandatohej nga OKB

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 19:19 | Kosova
“Kundër ndryshimit të kufijve”, Vuçiç: Kjo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për një television lokal, foli rreth çështjes së shumë debatuar për ndryshimin e kufijve.

Lideri serb tha se personalisht është kundër ndryshimit të kufijve dhe shtoi se kjo ide mund të gjente zbatim vetëm nëse mandatohej nga Kombet e Bashkuara.

"Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër. Pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar", tha Vuçiç për televizionin TV Prva.

Kohët e fundit, mediat kanë raportuar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura,  zëra të cilat lindën pas shpërndarjes së dy “non-paper-ave”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani