Nga plazhi në plazh, Rita Ora shfaqet mahnitëse në Sidnei

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora prej javësh po qëndron në Australi, ku merr pjesë në spektaklin shumë të njohur The Voice.

Duke përfituar nga moti i ngrohtë, diva e muzikës ka nisur të eksplorojë plazhet e vendit ekzotik, ku shfaqet në top formë.

30 vjeçarja ka postuar së fundmi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet me një bikini të verdhë ndërsa merr rreze dielli.