Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

"Trafikimi", nga Meksika në Amerikë

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 16:43 | Bota
"Trafikimi", nga Meksika në Amerikë

Për sa kohë këtu ka qënë një mur në kufi, njerzit janë përpjekur ta kalojnë. Nga Meksika drejt SHBA-së, me shpresën për një jetë më të mirë, në anën tjetër. Kjo është një përpjekje. Nis këtu, në qytetin Juarez, Meksikë. Ne shohim nga larg sesi dy burra bëhen gati për tu larguar me makinë. Janë poleros apo tregtarë njerzish, që ndihmojnë emigrantët të paguajnë për të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Matt Rivers, korrespondent i CNN tregon se:

Sot, këta tregtarë, na thanë që të jemi në këtë lagje, në një orar të caktuar. Nëse do të kenë emigrantë për të kaluar në anën tjetër, ne do të mund ti ndjekim. Por nuk do na thonë se ku do ndodhë kjo konkretisht. Pasi mbërrijmë, na thonë se do mundohen të kalojë 2 emigrantë nën sediljet e pasme të makinës së tyre. Makina niset. Ecën shumë pak, larg murit ndarës dhe me El Pason, Teksas në anën tjetër. Më tej në rrugë makina ngadalëson. Një minutë më vonë, të tre i drejtohen murit dhe ne i ndjekim nga pas. Ky trafikant nuk ka lejuar kurrë një kamera afër. Pas muajsh të tërë kërkesash të përsëritura nga ana jonë, ai u dakordësua vetëm për vehten. Një producent i yni e ndoqi, duke e regjistruar vetëm me telefon, pasi prania e grupit tonë të xhirimit mund të shtonte dyshimet dhe ata të kapeshin.

Të tentosh të kalosh murin këtu, është ekstremisht e rrezikshme. Tani ata po ecin ngadalë drejt murit. Po zvarriten, që të mos shihen nga askush që mund të jetë në kufi. Vetëm duke u zvarritur ata mund të arrijnë deri tek muri. Është një udhëtim i rrezikshëm, pa diskutim. Ecin ngadalë me krahë dhe gjunjët dhe pak më larg, më në fund mund të marrin pak frymë. Ndaj ne kemi rreth 30 sekonda kohë për të folur me emigrantët. Ata pranojnë të flasin për CNN vetëm nëse ne fshehim identitetin e tyre. Janë dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, 18 dhe 20 vjec. Me origjinë nga Ekuadori, ata thonë se kanë paguar disa trafikantë, me mijëra dollarë, për të arritur deri në këtë pikë. Thonë se shpresojnë të gjejnë një punë në jug të Teksasit. Ky është hapi i fundit që dhjetëra mijëra emigrant tentojnë të bëjnë cdo vit, duke rrezikuar jetën dhe lirinë e tyre, duke emigruar drejt Shteteve të Bashkuara me ndihmën e trafikantëve. Këta të fundit janë akuzuar shpesh, nga krimet seksuale deri tek zhvatjet, duke përfituar nga situata e pashpresë e emigrantëve, që duan ndihmë.

Disa prej këtyre emigrantëve janë fëmijë, minorenë të pashoqëruar, të nisur drejt Amerikës Qëndrore. Disa ja arritën të hyjnë në SHBA, të tjerë janë kapur nga zyrtarët meksikanë dhe kanë përfunduar në strehat e ngritura enkas për ta nga qeveria. Duket sikur vetë familjarët kanë paguar trafikantët që fëmijët të arrinin këtu. Zyrtarët në streha thonë se 3/4 e fëmijëve aty janë trafikuar, përmes një udhëtimi të frikshëm. Psikologia e strehës së fëmijëvet thotë s “ata mund të dhunohen, grabiten, zhvaten apo edhe mund të vdesin gjatë udhëtimit.

Kjo 14-vjeçare thotë se është trafikuar nga Guatemala dhe gjatë udhëtimit, ka kaluar nga njëri trafikant tek tjetri. Ajo thotë se gjithë kohës kishte frikë mos përdhunohej. Shumë herë ka rrezikuar jetën, në kamion me dhjetëra vetë të tjerë, ku mungonte ajri. Ajo rrëfen se nuk mund të bënte asnjë zhurmë.

 Trafiku I tillë I qënieve njerëzore drejtohet kryesisht nga grupe të organizuara por kryesisht në Meksikë, ekspertët thonë se gjithçka organizohet nga grupet e mirëfillta kriminale.

Kartelet veprojnë këtu krejt të lirë. Trafikantët që sjellin njerëzit këtu, ose punojnë direkt për këto grupe ose janë të pavarur por na thanë se ata I paguajnë gjithsesi kartelet për të patur të drejtën për të lëvizur në territoret e tyre.

“Trafikimi I qënieve njerëzore është një industri multi miliona dollarëshe. Dhe mund të mendoj edhe se po bëhet një industri miliarda dollarëshe”deklaron ish-kontrollori i kufirit në El Paso, Victor Manjarrez. Ai thotë se disa kartele kanë shpenzuar miliona dollarë për të krijuar një rrjet të sofistikuar trafikimi.

Janë rreth 500 organizata të trafikimit që kanë krijuar rrjetin e tyre. Çdo rrjet ka njerëzit e tij, si ky trafikant, që do ta ndjekim deri pranë murit. Ata thonë se punojnë për “La Linea”, një grup i armatosur i kartelit të Juarez. Çdo emigrant që kalon këtu, i paguan këtij karteli 2 mijë dollar, një shumë marramendëse që shumicën e emigrantëve e lë pa asnjë kacidhe në xhep. Trafikantët thonë se karteli i jep atyre një pjesë shumë të vogël, për atë që e quajnë “shërbim”. Ne përpiqemi ti ndihmojmë, thotë ai, njerzit na kërkojnë ndihmë, fëmijë, gra, burra, ne i mbështesim.

Por ky nuk është akt altruist. Ata paguhen për këtë. Dhe janë po ashtu pjesë e një sistemi ku përdhunimi, zhvatja, rrëmbimi e deri vrasja, është normale. Ne nuk e bëjmë këtë, thotë ai, jemi të gjithë njerëz. Ata duan të arrijnë të sigurtë në Amerikë. Ne nuk i lëndojmë. U japim ujë dhe ushqim dhe i ndihmojmë të kalojnë murin. Shumë lëndohen por jo prej nesh, rrëfen ai. Ne nuk e dimë me siguri nëse ai thotë të vërtetën por ai punon me familjen, vëllain e tij dhe nipin vetëm 14 vjec. Të gjithë trafikojnë njerëz. 14 vjecari më tregon shkallët që përdorin. Xhaxhai thotë se pa ta, 2 emigrantët që ne ndoqëm përmes shkretëtirës, nuk do të mund të arrinin aty. Pamë sesi i kaluan shkallët përtej gardhit me gjemba. Djali kalon i pari. Sapo zbret, vrapon. Pas e ndjek 20 vjecarja. Kalon gardhin dhe largohet ngadalë. Nuk mund ta shohim se ku shkon. Sepse trafikantët na thonë se duhet të ikim. U desh të largohemi me vrap mbrapsht nga gardhi sepse trafikani kishte frikë mos kapeshim. Për të, ky ishte një mision i suksesshëm.

Por për 2 të rinjtë që sapo kaluan murin, udhëtimi sapo ka nisur. Pas murit, në anën tjetër, ka kryesisht shkretëtirë dhe ata nuk dukej sikur kishin një plan. Trafikanti na thotë se nuk ka asnjë ide se çfarë ndodh me ta pasi kalojnë murin. Dy të rinjtë arritën të kalojnë por për shumicën, nuk ndodh kështu.

Disa ditë më vonë, po filmonim diçka tjetër në kufi, kur vumë re diçka. Më shumë njerëz të dëshpëruar për të kaluar. Një grua dhe 3 fëmijë po vraponin drejt murit. Për ta, ky kufi, është muri që ndryshon jetën. Me vrap, dorë për dore me njëri-tjetrin, ata vijojnë rrugën dhe sapo të kalojnë murin,janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por aty është muri. Një gardh i lartë me gjemba, mes jetës që bëjnë dhe jetës që duan. Kontrolli i kufirit i kap vetëmpak minuta më vonë.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani