Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ambasadorja Kim pret ushtarët në Rinas: “Defender Europe” ngjarje historike, për Shqipërinë edhe benefite ekonomike

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 16:40 | Aktualitet
Ambasadorja Kim pret ushtarët në Rinas: “Defender Europe”

Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme në aeroportin e Rinasit,  aty ku  mbërritën 267 ushtarë amerikanë në kuadër të operacionit të NATO “Defender Europe”.

“Po shohim ardhjen e trupave të Shteteve të Bashkuara që  po vijnë në Shqipëri në kuadër të operacionit “Defender Europe”, që siç e dini është operacioni më i rëndësishëm i organizuar ndonjëherë nga NATO në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është vendndodhja kryesore e këtij operacioni dhe dua të theksoj se kjo është historike”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Kim theksoi edhe një tjetër aspekt të stërvitjes, atë që përfshin benefitet ekonomike të stërvitjes.

https://a2news.com/2021/05/16/mbi-200-ushtare-amerikane-mberrijne-ne-rinas/

 “Nënvizoj se këto operacione sjellin punësim dhe injektojnë para në sistemin ekonomik lokal. SHBA ka shpenzuar 35 milionë dollarë në Shqipëri duke punësuar nga kuzhinierë,  shoferë dhe punëtorë ndërtimi. Kjo do të vazhdojë në javët e ardhme, kur do të vijnë në total 6 mijë trupa së bashku, dhe ata do të njohin mikpritjen e shkëlqyer shqiptare”, vijoi ajo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli