Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Basha në Këshillin Kombëtar: Më shihni në sy, o janë vjedhur zgjedhjet ose jap dorëheqjen tani

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 22:40 | Politikë

Tonet e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë qenë të larta, ku nuk kanë munguar kritikat ndaj lidershipit të Lulzim Bashës.

Por mësohet se kreu i PD-së ka reaguar ndaj kritikave duke iu apeluar anëtarëve. “Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani”, kanë qenë fjalët e kreut demokrat.

I pyetur nga  ish-deputeti Indrit Hoxha se cili do të jetë mekanizmi që siguron Basha se Rama nuk do të vidhte më në zgjedhjet e ardhshme, Basha u përgjigj se këtë do ta shpalosi “gjatë fushatës si kandidat për kryetar”.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar miratoi pa asnjë votë kundër vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor.

https://a2news.com/2021/05/16/mbyllet-mbledhja-e-kryesise-ne-pd-zgjedhjet-per-kryetarin-me-13-qershor/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të propozuar nga kryesia e PD janë Jemin Gjana në rolin e kryetarit, Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani si anëtarë dhe Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri si ndihmës.

Komisioni zgjedhor, sipas miratimit që iu bë në kryesi, ka edhe një anëtar zëvendësues, Çlirim Gjata.

https://a2news.com/2021/05/16/mbledhja-e-keshillit-kombetar-nishani-deshtuam-te-realizonim-ndryshimin-basha-te-jape-doreheqjen/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani