Kategoria Superiore: Teuta-Partizani, të hënën përcaktohet titulli

teuta partizani 1100x620

Një finale titulli në kuptimin e plot të fjalës. Teuta dhe Partizani luajnë këtë të hënë në Durrës, në duelin vendimtar për kurorën e kampionit. Durrsakët që kanë tre pikë më tepër se rivalët kanë luksin që luajnë për dy rezultate. Skuadrës së Edi Martinit i mjafton të mos humbasë dhe praktikisht vendosin njërën dorë te titulli.

Në anën tjetër, Partizani luan për gjithçka. Pas tre barazimeve në këtë sezon, të kuqtë duhet të fitojnë në sfidën direkte si e vetmja mënyrë për t’u shpallur kampionë. Suksesi do t’i barazonte me pikë me Teutën, por sipas rregullores, në fundin e sezonit do të ishin ata të parët, me renditjen që varet nga ndeshjet direkte.