Lufta për Champions, Milani ”vetëvritet”, rikthehet në lojë Juventus

Milan 1100x620

Milani shpërdoroi rastin më të mirë të mundshëm për të siguruar një vend komod në katër të parat e Serie A,  që nënkupton kualifikimin në Champions League në sezonin e ardhshëm, dhe tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, ku “djajtë” rrezikojnë papritur “ferrin”.

Djemtë e Stafano Piolit barazuan pa gola ndeshjen kundër Cagliari, një ”mision i pamundur” në fillim të ndeshjes, nga momenti që ishullorët kishin siguruar mbijetesën pas barazimit të Beneventos ndaj Crotones dhe kishin filluar festën e tyre.

Tashmë Milani do të shkojë në Bergamo dhe përballja kundër një ekipi në formë maksimale si Atalanta do të drithëronte çdo ekip në Europë, ndërkohë që nga rezultati i papritur përfiton Juventusi që dukej i pashpresë, por që mund të jetë tashmë shumë më optimistë, vetëm një pikë më pak se kuqezinjtë e Milanos dhe Napolit që ka një ndeshje më të lehtë kundër Veronës.